Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka thënë se nuk do të garoj në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe se do ta mbështes kandidaturën e kryeministrit aktual, Aleksandar Vuçiç.
“Ne jemi pajtuar që të vazhdojmë së bashku ta udhëheqim vendin”, tha mbrëmë vonë zoti Nikolliç, pas takimit me Vuçiçin”
Partia Progresive populliste, më 17 të këtij muaji, e ka nominuar Vuçiçin”, i cili ka udhëhequr politikë për integrim evropian, që të jetë kandidat i saj në zgjedhjet presidenciale, transmeton “Rel”.
Në deklaratën e përbashkët pas takimit, Nikolliç dhe Vuçiç kanë shprehur nevojën për “unitet” për t’i zgjidhur problemet rajonale dhe për t’i evituar krizat.
Megjithatë, në këtë deklaratë nuk theksohet në mënyrë të qartë se Nikolliç nuk do të synoj mandatin e dytë në presidencë.


