Ngushëllohet familja Podvorica me rastin e vdekjes së Gafurr Podvorices

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Podvorica me rastin e vdekjes së Gafurr Podvorices.

Postimi plotë nga Komuna e Lipjanit:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES PODVORICA

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, ngushëllon familjen Podvorica për ndarjen nga jeta të Gafurr Podvoricës.

E nderuara familje Podvorica,

Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Gafurr Podvorica, një njeri të përkushtuar ndaj kauzave shoqërore dhe politike. Gafurri dha një kontribut të çmuar në jetën publike, duke mbetur një zë i angazhuar dhe i palëkundur për të mirën e shoqërisë sonë.

Në këtë moment të dhimbshëm, në emër të Komunës së Lipjanit, familjes Podvorica, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Gafurrin, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara.

U prehtë në paqe!

Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...