Ngritja e çmimit të energjisë, goditje për qytetarët dhe ekonominë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...
foto
Ngritja e çmimit të energjisë elektrikë në Kosovë, po reflekton në forma të ndryshme negative në ekonominë e vendit. Një vendim i tillë, nuk po mbështet zhvillimin ekonomik, sektorin privat, prodhuesit vendorë, e madje bënë që investitorëve të huaj, t’u shtohet edhe një arsye më shumë që Kosova mos të jetë pikësynim i tyre për investime.

Në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ekzistojnë rezerva në përmirësim të efiçiencës, të menaxhmentit dhe të humbjeve teknike e komerciale, të cilat do të frenonin një ngritje të çmimeve, e nuk do të arrihet deri te ajo, ku qytetarët e Kosovës, paguajnë mbi 40 për qind, për shkak të humbjeve teknike e komerciale.

E për keqmenaxhim të tillë, gjithmonë është qytetari dhe sektori privat, ai që po ndëshkohet.

Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve e ekonomike, të cilët thonë se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), është joparimore, për shkak se nuk ka një harmoni në mes të ZRRE-së dhe Kuvendit të Kosovës për të marr një vendim të tillë dhe se nuk dihet se konsumatorët duhet t`i lajmërojnë më përpara, e jo si në këtë rast, një ditë më herët.

Megjithëkëtë, ka edhe të tjerë, që vlerësojnë se një rritje prej 4. 57 për qind, nuk është një rritje që mund të shqetësojë qytetarët, pasi që KEDS, KOST dhe KEK-u, kanë pasur kërkesë me norma më të mëdha të ngritjes së çmimit të energjisë, dhe se ZRRE , këtë vit ka bërë ngritjen e energjisë, katër muaj më vonë se viteve të kaluara.

Muhamet Mustafa, kryesues i Komisionit Hetimor Parlamentar për Faturimin e Energjisë Elektrike, thotë se ky vendim është marr në bazë të një inercioni dhe jo në bazë të asaj se çfarë ka kërkuar Kuvendi, për reformimin rrënjësorë të sistemit tarifore dhe nga ajo që çmimi i energjisë elektrike të lirohet nga shumë elemente që ngarkojnë, që sipas tij, kanë të bëjë me një qeveri të dobët, menaxhim të dobët dhe inefiçiencë.

“Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë, formohet duke u bazuar në 30 apo më shumë elemente, në të cilat fshehët gjithçka. Dhe mendimi i komisionit ka qenë se ekziston rezerva në përmirësim të efiçiencës, të menaxhmentit dhe të humbjeve teknike dhe komerciale, të cilat do të frenonin një ngritje të çmimeve. Mendoj se edhe Rregullatori por sigurisht edhe akterët tjerë, në vend se t`i hyjnë kësaj pune, kanë zgjedh një hap më të lehtë, të ngritin çmimet”, tha Mustafa.

Ai thotë se në çoftë se KEK-u, KOST-i dhe KEDS-i i ulin shpenzimet e shumta që bëhen, qytetarët nuk kanë nevojë të paguajnë një faturë me rritje prej 4.57 për qind.

“Në çoftë se ata i racionojnë gjitha shpenzimet, punojnë me një efiçiencë më të mirë, atëherë çmimi që duhet të paguajnë konsumatorët është më i ulët. Përveç kësaj, ne kemi diku ndoshta mbi 40 për qind të çmimit që paguhet për shkak të humbjeve teknike dhe komerciale. Ajo është në humbje, por konsumatorët që marrin faturë, i mbulojnë ato humbje. Pastaj një pjesë e konsumatorëve nuk e paguajnë fare rrymën, dhe konsumatorët që paguajnë tash po ashtu ngarkohen me ata konsumatorë që nuk e paguajnë. Gjithashtu konsumatorët e një blloku të tretë tariforë ngarkohen me gjitha këto telashe”, tha Mustafa.

Në anën tjetër, Visar Azemi nga KOSID, thotë se për këtë rritje është ditur qysh në kohën e privatizimit të KEDS-it dhe kjo tani u konfirmua nga ZRRE-ja, që rritja e çmimit të energjisë është bërë për t`i arsyetuar investimet që do të bëhen në përmirësimin e rrjetit në Kosovë.

Sipas Azemit, një gjë e tillë ka qenë jo parimore për shumë arsye, ndër to se nuk dihet se si kanë shkuar këto investime të cilat janë premtuar.

“Së pari ne kemi kërkuar nga KEDS-i që të jap raport mbi atë se sa është shpenzuar dhe sa është investuar në reduktimin e këtyre humbjeve. Një gjë të tillë nuk e kemi marr nga KEDS dhe praktikisht ne e shohim si të padrejtë, për t`i dhënë një ngritje të çmimeve kur nuk dimë se si kanë shkuar këto investime, të cilat janë premtuar nga ky operatorë”, ka thënë Azemi.

Sipas tij, një vendim i tillë do ta dëmtoj edhe ekonominë në vend, duke marr parasysh se bizneset janë konsumuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike dhe e kalojnë bllokun tariforë të tretë që është mbi 600 KW.

Edhe përfaqësuesi i bizneseve, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se është një vendim i cili do të do të reflektoj në format e ndryshme negative në ekonominë kosovare, dhe se është goditje për sektorin privat dhe mund të ndikojë direkt ose indirekt në stabilitetin social në Kosovë.

Ai gjithashtu thotë se ndikon edhe në krijimin e kushteve të pafavorshme për investitorëve të huaj.

“Kosova në opinion të investitorit të huaj e ka një imazh mjaft të dëmtuar, ajo karakterizohet me burokraci me nepotizëm dhe me korrupsion dhe kur krejt kësaj i shtohet edhe rritja e çmimit të energjisë elektrikë për ekonominë, atëherë cili do të jetë interesi i investitorit të huaj për t`ja mësyrë Kosovës”, ka thënë Gërxhaliu.

Por ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, Ibrahim Rexhepi, gjithashtu njohës i çështjeve ekonomike, e merr më shtruar, duke thënë se, ky vendim është pritur më herët, madje këtë vit është vonuar për katër muaj dhe se kjo ngritje është gjysma e asaj që kanë kërkuar operatorët.

Ndërsa thotë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike, bënë një rrezik tjetër, sipas tij, mund të pasojë edhe ngritja e çmimeve të artikujve të tjerë.

“Ngritja prej 5 për qind nuk do të jetë një rritje e cila do të shqetësojë, meqenëse kompanitë, operatorët qoftë KEDS, KOST apo KEK-u, kanë pasur kërkesa shumë më të mëdha, në norma shumë më të mëdha të ngritjes së çmimit. Mirëpo ZRRE-ja atë e ka korrigjuar dhe ka ardhur deri te një shifër 4.57 %, e cila mbulon shpenzimet e operatorëve dhe nuk është një goditje e madhe për konsumatorin, në krahasim me rritjen dyshifrore në të cilën kanë kërkuar operatorët. Megjithatë, prodhuesit e vendit ta kalkulojnë edhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimin e produkteve të tyre”, ka thënë Rexhepi.

E pas këtij vendimi, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, patë reaguar duke thënë se ZRRE-ja duhet ta rishqyrtojë këtë çështje, e nëse nuk ndërmerret asgjë, Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së pati thënë se mund të organizojnë edhe protestë.

Ndërsa, për KosovsPress ai tha, se akoma nuk kanë marr asnjë përgjigje nga ZRRE-ja dhe kjo që po ndodhë sipas tij është “Plaçkitje për Qytetarët e Kosovës”.

Deri më tani, çmimi mesatar për kilovat ka qenë 5.05 centë, kurse me rritjen prej 4.45 për qind, çmimi mesatar ka shkuar në 5.28 centë për kilovat. /KP/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...