Ngritet aktakuzë ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit

PUBLIKUAR

Është ngritur aktakuzë ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu nga prokuroria në Izrael. Bëhet fjalë për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit, raporton Guardian.

Avichai Mandelblit ka bërë të ditur të mërkurën se kryeministri akuzohet në tre raste të korrupsionit, për të cilat edhe po hetohet, transmeton Telegrafi.

Megjithatë kryeministri izraelit ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të, duke thënë bëhet fjalë për “gjueti shtrigash” të orkestruar politikisht vetëm dhe vetëm që ta nxjerrin atë nga zyra.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nuk do të jep dorëheqje, pasi nuk është i obliguar ta bëjë një gjë të tillë përveç nëse shpallet fajtor, proces gjyqësor ky që mund të kërkoj muaj apo vite. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...