Ngritët aktakuzë edhe ndaj një të përfshiri në rastin Toka

PUBLIKUAR

Më 9 dhjetor 2016, një prokuror i EULEX-it në PSRK ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër një të pandehuri për veprën penale të pastrimit të parave.

Kjo aktakuzë ndërlidhet me aktakuzën që ishte ngritur më 3 mars 2016 kundër 23 të pandehurve të tjerë e që kishte të bëjë me 36.45 hektarë tokë shoqërore të përvetësuar përmes një vendimi gjyqësor të paligjshëm.

Pas kryerjes së veprave predikate, ishin ndërmarrë aktivitete të pastrimit të parave përmes shitjeve mashtruese të parcelave të tokës me qëllim të fshehjes së prejardhjes kriminale të atyre parcelave. PSRK-ja ka kërkuar që këto dy aktakuza të bashkohen. /Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...