Ngjyrat shërojnë shumë sëmundje të trupit dhe shpirtit: E kuqja i ndjek mendimet negative, ndërkaq ngjyra vjollcë migrenën!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ngjyrat fuqishëm ndikojnë në shpirtin tonë dhe me të pajtohen edhe shumica e shkencëtarëve dhe psikologëve

Pos që janë burim i pashtershëm inspirimi dhe kreativiteti të artistëve, shkencëtarëve dhe filozofëve, është konstatuar që ngjyrat kanë potencial të fuqishëm shërues, transmeton Telegrafi.

Për ta shfrytëzuar ndikimin bamirës të ngjyrave, keni parasysh që ngjyrat e ndryshme dhe nuancat e tyre ndikojnë në mënyrë shumë të ndryshme në trupin dhe mendjen tonë.

E kuqja

Simbolizon zjarrin, ngrohtësinë dhe hidhërimin. Është e shkëlqyeshme në luftimin e shtypjessë ulët të gjakut, reumatizmit, paralizës, shëron aneminë dhe rastet e avancuara të tuberkulozit. Nëse keni qarkullim të keq, kjo ngjyrë do t’ua kthejë ngrohtësinë shputave dhe duarve të ftohta.

Mundemi të bëhemi më dinamikë dhe më temperamentë, mirëpo shumë lehtë edhe të frustruar kur bartim ngjyrën e kuqe. Edhe pse është e lidhur me hidhërimin, mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme edhe në largimin e mendimeve negative.

E portokallta

Kjo është ngjyrë prosperiteti dhe krenarie. Na mbush me energji dhe është e mirë në shërimin e gurëve në veshka dhe në idhcë, kileve dhe inflamacionit të zorrës qorre. Përdoret edhe për stimulimin e prodhimit të qumështit te nënat pas lindjes.

Nëse keni probleme me mungesën e vetëbesimit, duhet shpesh ta bartni këtë ngjyrë. Ndikon si antidepresiv dhe zbut ndjenjën e keqardhjes.

E verdha

Stimulon punën e trurit, mëlçisë dhe mukozës dhe përmirëson ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë. Është e dobishme në shërimin e diabetit, tretjes së keqe dhe kapsllëkut, çrregullimit të punës së mëlçisë dhe veshkave, infeksionit të fytit, si edhe në shërimin e syve, sifilizit dhe impotencës.

Nxit të menduarit intelektual dhe ndihmon me rastin e marrjes së vendimeve. Forcon kujtesën, optimizmin dhe vetëbesimin. Mirëpo kini kujdes, sepse e verdha e hirtë mund të shtojë frikën.

E bardha

Fjala është për ngjyrën e pastërtisë e cila i bashkon të gjitha ngjyrat e tjera. Është e jashtëzakonshme në qetësimin e hidhërimit dhe nxit mendime pozitive.

E gjelbra

Përbëhet nga e kaltra dhe e verdha dhe konsiderohet ngjyrë e harmonishme. Ndikon si qetësues i butë. Është e shkëlqyeshme për sytë, por edhe për shërimin e inflamacioneve, sëmundjeve nervore, të thatit, gripit dhe ftohjes, si edhe të çrregullimeve seksuale dhe kancerit. Ndihmon edhe në luftën kundër depresionit dhe krijon ndjenjën e relaksimit dhe qetësisë.

Mirëpo, e gjelbra e ullirit mund të ndikojë dëmshëm në shëndetin trupor dhe shpirtëror, sepse në vetëdije lidhet me shkatërrimin dhe vdekjen.

E kaltra

E ftohtë dhe qetësuese, ngjyra e kaltër zbut dhembjen, zvogëlon gjakrrjedhjen dhe shëron të djegurat. Është e mirë në shërimin e kolikut, astmës, çrregullimeve respiratore dhe shtypjes së lartë të gjakut.
Shtypja e lartë e gjakut dukshëm bie pas vetëm gjysmë ore “larjeje” në dritën e kaltër, mirëpo rritet nën ndikimin e dritës së kuqe, theksojnë hulumtuesit e Spitalit Shtetëror në Nju-England.

Është e dobishme edhe në luftimin e pagjumësisë, nxit kontrollin mendor dhe kreativitetin. Mirëpo duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ngjyra shumë e kaltër e errët mund të ndikojë në mënyrë shqetësuese.

Vjollcë

Ndikon shkëlqyeshëm te nervozizmi dhe çrregullimet emocionale, mirëpo shëron edhe artritin, kapsllëkun, çrregullimin e punës së lukthit, kataraktet, migrenën dhe sëmundjet e lëkurës.

Ndikon në mënyrë qetësuese dhe qetëson sytë, veshët dhe sistemin nervor dhe ndihmon të mposhtni obsesionet dhe frikët. Nuancat indigo vjollce janë të lidhura me anën e djathtë të trurit dhe nxisin intuitën dhe fantazinë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...