Ngatërrimi, bllokimi ose lidhja e zorrëve, shkaktohet edhe nga ilaçet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Konjufca për vrasjen e grave: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje...

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

Në situatat më të vështira, ndodh pëlcitja e “nyjës” dhe e infeksionit të rëndë të tërë gavrës së barkut

Zorrët e lidhura, gërshetimi i zorrëve ose ileusi është gjendje e rëndë e cila më së shpeshti e shkaktojnë aderenca, hernia ose tumori i pazbuluar.

Dhembja në stomak, ngërçet, vjellja dhe mungesa e jashtëqitjes janë simptoma të cilat tregojnë që është e domosdoshme ndihma e mjekut.

Në shumicën e rasteve, operacioni duhet të bëhet patjetër në afat prej 24 orësh, në të kundërtën kërcënon rreziku nga komplikimet serioze ose edhe deri te vdekja, transmeton Telegrafi.

Operacioni i zorrëve të lidhura mund të jetë minimalisht i rrezikshëm, me eliminimin e thjeshtë të pengesave dhe vendosjen e funksionimit normal të zorrëve. Mirëpo, mund të jetë edhe shumë i ndërlikuar dhe kërkon eliminimin e pjesëve të zorrës së hollë apo të zorrës së trashë, ose madje edhe gjithë zorrën e trashë.

Në situatat më të rënda ndodh pëlcitja e zorrëve dhe pas pëlcitjes edhe infeksione të rënda të gjithë gavrës së barkut.

Ndonjëherë zorra është shumë e dëmtuar, ose tumori i pazbuluar është shkaktar i obstruksionit në vetë murin e zorrëve. Në atë rast, është e domosdoshme të hiqet një pjesë e zorrëve.

Nëse edhe pas këtij intervenimi nuk mund të vendoset vazhdimësia midis pjesëve të prera, është e domosdoshme të bëhet edhe një operacion, pas të cilit gjendja e tillë rregullohet.

Bisturia nuk është gjithmonë zgjidhje për ileusin. Kur nuk ekziston pengesa e plotë, dhe ndodh i ashtuquajturi gërshetim paralitik i zorrëve, shërimi nënkupton zbrazjen e lukthit, kompensimin e lëngjeve dhe terapinë e cila stimulon punën e zorrëve.

Kur shfaqet çrregullimi i punës së zorrëve, i cili më së shpeshti shkaktohet me terapi të ndryshme për sëmundje kronike, ai është lloj i gërshetimit të zorrëve i cili nuk kërkon operacion.

Kjo gjendje ndodh te të sëmurët me diabet, të sëmurëve me veshka edhe te të moshuarit. Në atë rast, është me rëndësi të zgjidhet problemi primar, i cili e ka shkaktuar ndalimin e punës së zorrëve.

Pasojat e ngrënies së tepërt

Ushqimi është shkaktari i ileusit në raste shumë të rralla. Mirëpo, atëherë kur ekzistojnë problemet shëndetësore me zorrët, të tepruarit në ushqim mund të shkaktojë përkeqësim të vrullshëm.

Ushqimi i parregullt rrallë mund shkaktojë lidhjen e zorrëve, sepse pothuajse gjithmonë ekziston ndonjë problem tjetër në traktin digjestiv i cili ka shkaktuar funksionim të keq.

Megjithatë, ngrënia e tepërt e ushqimit mund të krijojë shumë probleme me zorrët, që pastaj mund komplikojë edhe më shumë dhe të shkaktojë gërshetimin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...