Nga viti 2019, procedurat e shkurtuara të azilit shtrihen në të gjithë Zvicrën

PUBLIKUAR

Duke filluar nga 1 marsi i vitit 2019, në gjithë territorin e Zvicrës do të hyjnë në fuqi procedurat e shkurtuara të azilit. Këtë vendim e ka marrë dhe e ka publikuar sot Këshilli Federal.

Procedura e shkurtër e azilit, është duke u testuar në Cyrih që nga viti 2014, në kuadrin e një qendre testuese federale në këtë qytet.

Dhe, siç konstaton Këshilli Federal, përvojat në këtë drejtim janë të mira, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga qeveria e vendit.

Kështu, procedurat e azilit në kushtet e reja kanë rezultuar për një të tretën më të shkurtra në krahasim me të mëparshmet, transmeton albinfo.ch.

Veç kësaj, si rezultat i këtyre procedurave, është shtuar trefish numri i azilkërkuesve që janë treguar të gatshëm të kthehen vullnetarisht në vendet e tyre të prejardhjes, kanë ardhur në përfundim ekspertët.

Po ashtu numri i ankesave të azilkërkuesve ka shënuar rënie për një të tretën.

Zviceranët me të drejtë vote, në qershor të vitit 2016 kishin votuar me një shumicë prej 66 për qind për shkurtimin e procedurave të azilit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...