Skuadra që vjet garonte në Superligë, Arbëria po kalon në krizë të thellë financiare. Lojtarët e skuadrës nga Lipjani nuk kanë marrë paga që disa muaj.
Situata është bërë më e thellë pasi kryesia e klubit bashkë me presidentin kanë dhënë dorëheqje në gjysmë të sezonit.
Leart Emini ka folur për Indeksonline ku ka treguar për gjendjen e rëndë në të cilën po kalon Arbëria.
“Ne lojtaret e Arberis deshirojm te bejme nje deklarate rreth situates se klubit …
Kryesia e klubit me ne krye me presidentin Jahir Krasniqi, dhane doreheqje nga klubi para perfundimit te gjysem sezones duke i lene lojtaret ne mes te rruges dhe afro dy muaj pa marre pagat ndersa me e keqja e kesaj situates eshte se kryetari i klubit ka injoruar te gjithe lojtaret perfshire edhe shtabin duke mos dalur dy here ne takim edhe pse paraprakisht i kishte ftuar lojtaret e klubit ne lokalin e tij dhe ai gjindej i pranishem aty dhe na injoroj sikur mos te kishim pasur kurre asnje lloje bashkepunimi .
Tani te gjithe lojtaret dhe shtabi teknik jane ne mes te rruges dhe ne meshire te fatit. Kjo situate se pari nuk eshte profesionale dhe se dyti nuk eshte njerzore. Lojtareve paralajmrojne se do ti ndjekin te gjitha organet kompetente per ti marre te gjitha mjetet qe i kemi fituar me djersë” ka thënë Emini./Indeksonline/


