Nga protesta në Shkup, 20 të lënduar dhe 6 të arrestuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

aaprotestaaaProtesta e filluar sot në mesditë në Shkup, kundër dënimit të 6 të arrestuarve në rastin “Monstra” kishte dalë nga kontrolli, duke shkaktuar kaos nëpër rrugët e Shkupit dhe duke lënë pasoja të mëdha materiale nëpër rrugët e kryeqytetit.

Mediat atje raportonin përplasje mes protestuesve dhe forcave policore të cilat siguronin objektet kryesore shtetërore dhe godinën e gjykatave.

Ndërsa pasdite raportohet se nga kjo protestë kanë mbetur 20 të lënduar dhe gjashtë të arrestuar.

Për këtë ka folur edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila në një konferencë për media, shpalosi detaje për protestën.

Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie, Ivo Kotevski, gjatë protestës që u mbajt sot kanë mbetur 20 të lënduar dhe 6 të arrestuar.

“6 persona nga protestuesit janë arrestuar, njëri prej të cilëve është ankuar për lëndime dhe është dërguar në spital. Gjithashtu është dëmtuar ekspozitura e ‘Komercijallna Bankës’, disa automjete dhe një dyqan. Gjatë ditëve në vijim me ndihmën e filmimeve tona dhe me ndihmën e filmimeve të mediave do të vazhdojmë identifikimin e atyre që morën pjesë në protesta dhe u rrahën me policinë”, është shprehur Kotevski.

Ai ndër të tjera ka shtuar se, policia po punon për të ndjekur ata persona që kanë organizuar protestën, që sipas, Koteskit, shkaktoi trazirë dhe rrëmuja.

 

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...