Neymari është si Ronaldinho, ka gjithçka por s’jep gjithçka – thotë Giuly

PUBLIKUAR

Neymari është si Ronaldinho, sepse është jashtëzakonisht i talentuar por nuk e përmbush potencialin e plotë për shkak të qëndrimit të tij, thotë Ludovic Giuly.

Brazilianët Ronaldinho dhe Neymar kanë shkëlqyer për Barçën dhe Parisin, me Ronaldinhon që kishte kaluar nga PSG-ja në Barçë, ndërsa Neymari luan për PSG-në tani për tani, pasi iu bashkua gjigantit francez nga Barça në vitin 2017, transmeton Gazeta Express.

Megjithëse Neymar e ka ndihmuar PSG-në ta vendosë një mbizotërim të plotë në Francë dhe ta arrijë finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, Giuly ndien se braziliani ende nuk e ka arritur nivelin më të lartë që ia mundësojnë cilësitë e tij.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Giuly tha: “Do ta krahasoj Ronaldinhon me Neymarin në nivel karriere. Ata kanë gjithçka, por nuk japin gjithçka për të arritur edhe më lart”.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...