Neymari do të mungojë disa ndeshjes, pas lëndimit kundër Basaksehir

PUBLIKUAR

Neymari mund të mungojë në disa ndeshje për Paris Saint-Germain, pas një lëndimi që e pësoi në fitoren e skuadrës së vet kundër Istanbul Basaksehir të mërkurën në Ligën e Kampionëve, ka zbuluar trajneri i vet Thomas Tuchel.

Përfaqësuesi i Brazilit e ndjeu një shqetësim në kofshën e këmbës së majtë dhe u zëvendësua nga Pablo Sarabia si masë parandaluese pas vetëm 26 minutave në stadiumin Fatih Terim, transmeton Gazeta Express.

PSG-ja do t’i zhvillojë tri ndeshje në 10 ditët e ardhshme, kundër Nante dhe Rennes në Ligue 1 dhe kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve.

Tuchel është i shqetësuar se Neymarin, i cili i shënoi dy gola dhe i dha tri asiste në gjashtë ndeshje këtë sezon, nuk do të luajë në ndeshjet e lartpërmendura.

“Ishte e nevojshme ta largoja nga loja. Tani duhet t’i presim testet. Ai nuk kishte dhimbje serioze, por ndjeu një shqetësim”, tregoi Tuchel.

“Për shkak të orarit të ndeshjeve, ai mund të mungojë në disa ndeshje, edhe pse nuk jam i sigurt në këtë çast”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...