Neymar: “Do të bëjmë gjithçka për të arritur në finale”

PUBLIKUAR

Neymar Junior, sulmuesi i Paris Saint Germain, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Manchestrer Cityn në Ligën e Kampionëve.

Ai ka lavdëruar skuadrën e Pep Guardiolës, por i ka paralajmëruar se PSG-ja synon finalen dhe krejt trofeun këtë edicion, pasi dështoi në vitin 2020.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, nuk ka ndeshje të lehta në këtë fazë të garës. Manchester City është ekip i shkëlqyer, me lojtar fantastik dhe do të jetë e vështirë sikur ndaj Bayernit. Por, ne jemi të përgatitur dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar”, u shpreh Neymar.

“Askush te ne nuk mendon për lojë individuale, ne duam ta fitojmë Champions Leaguen. Këto trofe të qëndrojnë në mendje, jemi ekip i bashkua dhe duam të fitojmë së bashku”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...