Neymar ka frenuar bisedimet e tij për rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germain, pasi ai ka filluar të mendojë se Lionel Messi do të qëndrojë në Barcelona.
29-vjeçari ka qenë i hapur në dëshirën e tij për t’u ribashkuar me argjentinasin, me shumë raporte në fund të vitit që lidhnin Messin me një lëvizje në PSG.
Sidoqoftë, gazeta katalanase Ara raporton se Neymar jo vetëm që beson se Messi do të vendosë letër në një marrëveshje të re në Camp Nou, por ata gjithashtu theksojnë se braziliani ka informuar Barcelonën se do të ishte i gatshëm të kthehej në klub.
Kjo është në përputhje me deklaratat e bëra nga ish- skaut i Barcelonës, Andre Cury.


