Neuropsikiatri konstaton: Zemra e thyer shërohet për 90 sekonda

PUBLIKUAR

Divorci, ndarja, çfarëdo ndarjeje qoftë dhe humbje e personit të dashur janë gjendje shumë të rënda në kuptimin emocional. I shterin dhe i bëjnë të pikëlluar.

Megjithatë, ekziston një truk i cili mund të jetë ndihmë e parë në situata të këtilla, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet tregojnë që janë të nevojshëm vetëm 90 sekonda që nga një gjendje shpirtërore të kalojnë në një gjendje tjetër.

Natyrisht, kjo nuk është kohë e mjaftueshme për të resetuar zgjidhjen e përhershme, mirëpo në afat të gjatë ky truk ka sukses.

Në të vërtetë, kur gjendemi në situata të vështira, në vend që të mendojmë për gjëra të bukura, truri ynë vazhdimisht sillet në qark dhe mbushet me mendime negative të cilat vetëm sa e rëndojnë procesin.

Neuropsikiatri Dan Siegel thotë që e gjitha që ju nevojitet janë 90 sekonda.

Silluni rreth vetes, bëni një shikim përreth vetes, pastaj zhytuni në mendimet tuaja. Mendoni, së paku edhe me dhunë, gjëra të bukura, çkadoqoftë që ju bën të lumtur. Ndihuni më mirë.

Përsëriteni shpesh këtë procedurë e cila zgjat një minutë e gjysmë sa t’ju jetë e nevojshme.

“Kurdo që të ndiheni keq, mashtrojeni trurin tuaj. Në fund do të filloni të pranoni ndjenjën e mirë si realitet dhe do të bëheni më mirë”, thotë Siegel./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...