Nesër seanca e jashtëzakonshme për Astrit Deharin, Vetëvendosje kundër!

PUBLIKUAR

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Deharin.=

Kështu ka marrë vendim Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Derguti këtë vendim e quajti në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit

“Kjo është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Po thuhet se janë duke përkthyer materiale. Kjo është jashtë rregullores dhe është hipokrizi që pas dy muajsh të iniciojnë seancë të jashtëzakonshme me nënshkrime të PDK-së dhe LDK-së”, tha Dërguti.

Ajo u shpreh se ky vendim është i paligjshëm dhe u mor pa asnjë kërkesë me shkrim.

“Kur ka ardhur peticioni i qytetarëve që kanë kërkesa të qarta për shkarkim të ministres, këta nga paniku iniciojnë vet japin nënshkrime për ta diskutuar”, tha Dërguti.

Kjo seancë është thirrur pasi koalicioni LDK-PDK ka arritur të mbledhë 40 nënshkrimet e nevojshme për mbajtjen e një seance plenare./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...