Qysh nga nesër pritet të fillon sezoni i tretë në Ligën më të madhe të futbollit të vogël në Komunën e Lipjanit, LIGA TOTAL.
Drejtuesit e Ligës, edhe njëherë theksojnë se gjithçka është gati edhe për këtë sezon.
Dardan Saraçi, themeluesi i Ligës Total, falenderon të gjitha ekipet për një bashkëpunim të shkëlqyer që kanë tregur deri më tash.
“Jam i lumtur për fillimin e sezonit të tretë te Liga Total. Jemi pregatitur maksimalisht që gjithçka të ec mirë, kemi marrë gjygjtarë
cilësor dhe kemi krijuar një rregullore edhe më stritke” shprehet Saraçi.
cilësor dhe kemi krijuar një rregullore edhe më stritke” shprehet Saraçi.
Ai ka folur edhe për risitë që do të ketë në këtë vit LIGA TOTAL.
“Risi do jetë stafi mjeksor që do përkujdeset për të lënduarit gjatë ndeshjeve që do të zhvillohen, shpresoj që gjithçka të jetë në rregull dhe i falenderoj skuadrat për bashkëpunimin e treguar deri më tash”, tha për LipjaniNews, Dardan Saraçi themelues i LIGA TOTAL.



