Dietmar Hamann, legjenda e Liverpoolit, ka këshilluar ish klubin të hidhet në sulm për të gjetur një zëvendësues për Mohamed Salahun.
Salah ditë më parë nuk e mohoi dëshirën për të luajtur një ditë në Barcelonë ose Real Madrid dhe kjo ka alarmuar Liverpoolin se egjiptiani mund të jetë duke menduar largimin nga Redsat.
“Nëse Salah ik, që mund të jetë e mundshme, do të ketë efekt të madh. Liverpooli duhet të blejë dikë. Duhet të gjejnë një zëvendësues sepse gjërat po ecin shpejt”, tha Haman. /Gazeta Ezpress/


