Nëse këto parashikime të zymta realizohen, Ballkani rrezikohet nga një kaos i plotë!

PUBLIKUAR

Valët e reja të refugjatëve, të tilla si ato në vitet ’90, do të përfshijnë sërish Ballkanin. Këtë në një analizë të tij e thotë Timothy Less, ish-kreu i Ambasadës Britanike në Banja Llukë dhe drejtor i agjencisë “Nova Europa”, e cila merret me vlerësimin e rrezikut politik në Evropën Lindore.

Less thotë se kaosi do të fillojë me shkëputjen e Republikës së serbe, e cila do të bëjë një referendum për t’u bashkuar me Serbinë, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, një skenar i tillë do të avokohej edhe nga Rusia.

Kjo sipas Less, do të prodhonte një efekt domino. Kroatët nga Bosnja do të përpiqeshin që pjesën e banuar nga kroatët tia bashkonin Kroacisë.

Gjithashtu sipas tij, shqiptarët në Maqedoni do të rebeloheshin dhe do të përpiqeshin të copëtonin një pjesë të mirë të vendit.

“Kështu Shqipëria e zgjeruar pastaj të bashkohej me Kosovën, duke përmbushur qëllimin afatgjatë të krijimit të një Shqipërie të Madhe”.

Analiza apokaliptike e profesorit britanik dhe ish-diplomatit britanik nuk do ndalet me kaq.

Sipas tij, popullsia pro-serbe e Malit të Zi, që përbën gjysmën e popullsisë së vendit, do të përpiqeshin të bashkoheshin me Serbinë.

Me këtë, shton ai, përcjell Telegrafi, edhe Bullgaria dhe Greqia do të provonin të realizonin pretendimet e tyre në Maqedoni.

“Rusia do të përfitonte nga ky lloj epilogu dhe do ta forconte ndjeshëm pozicionin e saj në Ballkan, kryesisht për shkak të marrëdhënieve tradicionalisht të mira me vendet ortodokse si Serbia, Mali i Zi, Greqia, dhe madje edhe Bullgarinë”.

Problem të madh sipas tij gjithashtu do të paraqet rritja e shpejtë të ekstremizmit islamik, i cili padyshim do të tërhiqte shumë xhihadistë nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera të ngjashme.

“Një skenar i tillë do të provokojë vetëm rritje të islamizimit në Evropë”, konsideron britaniku.

BE-ja dhe SHBA-ja nuk do të pranonin rikrijimin e kufijve të tillë, dhe me siguri do të investonin shumë që kjo të mos ndodhte. Megjithatë, ai beson se fuqia e Perëndimit për të bërë këtë, atëherë do të binte aq shumë sa që nuk do të kishin mundësi të bënin më tepër.

“Ndoshta rendi i ri i Ballkanit nuk do të ndodhë nesër, por me fuqinë e zbehtë të BE-së, data e fillimit të një konflikti të tillë është duke u afruar”, është i bindur profesori britanik në saktësinë e prognozës së tij të zymtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...