Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 15:40, kur i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se e ka therur me thikë viktimën.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“VRASJE E MBETUR NË TENTATIVË. Pejë 18.10.2026-15:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/


