Nëse keni myk dhe lagështi në banesë, kërcënoheni nga këto sëmundje të rrezikshme

PUBLIKUAR

Po ju zbulojmë se si ndikon myku në shëndetin e njerëzve dhe se si në të ardhmen të pengoni shfaqjen e tij

Qëndrimi në lokale në të cilat ka myk mund të ndikojnë në shëndetin e njerëzve. Disa nga simptomat janë ethet, gripi, lodhja, disfunksioni respirator, gjakrrjedhja e herëpashershme nga hundët, marramendja, dhembja e kokës, vjellja, diarreja, madje edhe dëmtimi i mëlçisë.

Në shtimin e lagështisë në banesë janë posaçërisht të ndjeshëm personat meteoropatë, të cilët ndaj kushteve të pavolitshme klimatike reagojnë me ndryshim humori, molisje dhe me probleme të tjera fizike.

Vështirë e përballojnë edhe personat e moshuar dhe personat e sëmurë nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut, të organeve të frymëmarrjes, tuberkulozit, reumatizmit dhe astmës, transmeton Telegrafi.

Është vërtetuar që banesat që kanë lagështi ndikojnë keq edhe në psiken e banuesve. Shumica e personave të sëmurë nga neuroza, depresioni dhe psikoza jetojnë në banesa me lagështi dhe jo mjaft të ndriçuara.

Fëmijët janë edhe më të ndjeshëm ndaj lagështisë edhe më të madhe të ajrit në banesë, posaçërisht më të vegjlit. Më së shpeshti janë rakitikë dhe më shumë sëmuren nga astma bronkiale, alergjitë e ndryshme dhe sëmundjet e lëkurës.

Si të pengohet shfaqja e mykut?

Gjëja e parë dhe themelore, kur është fjala për mykun, është që të eliminoni lagështinë, prandaj është me rëndësi që muret të thahen mirë, dhe vetëm pastaj mund të filloni me pastrimin.

Për të penguar shfaqjen e mëtejshme, përdorni mjetet të cilat do të zvogëlojnë lagështinë e ajrit dhe aparatet e klimës posaçërisht në kushtet e nxehta dhe të lagështa klimatike.

Ajrosja e përditshme e banesës ka rëndësi të madhe.

Banja është burim i madh i lagështisë dhe vend ku kërpudhat shfaqen. Për t’iu shmangur grumbullimit të lagështisë, gjatë kohës së larjes së rrobave duhet hapur dyert e banjës. Pasi të bëni dush, banjën duhet ajrosur mirë dhe duhet larguar peshqirët e lagur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...