Nëse keni lindur KËTË vit – jeni katërfish të rrezikuar të sëmureni nga KANCERI

PUBLIKUAR

Njerëzit që kanë lindur këtë vit janë dukshëm më të rrezikuar që të sëmuren nga kanceri i zorrëve.

Hulumtimi i botuar në revistën e Institutit Kombëtar të Kancerit, ka zbuluar rritjen e numrit të rasteve të shënuara me kancer në zorrë te të rinjtë, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët kanë zbuluar që personat që kanë lindur në vitin 1990 kanë pothuajse dyfish rrezik më të madh për t’u sëmurë nga kanceri i zorrëve dhe pothuajse katërfish rrezik më të madh për t’u sëmurë nga kanceri në rektum, në krahasim me ata që kanë lindur më 1950.

“Mbase kjo ka të bëjë me stresin, ushqimin apo me ndonjë sjellje tjetër – janë të nevojshme akoma hulumtime në mënyrë që të konstatojmë shkakun për këtë rritje serioze të rasteve me kancer”, thotë Lisa Ganjhu nga Qendra mjekësore Langon në New York.

Këto janë të dhëna dukshëm shqetësuese, duke pasur parasysh që kanceri i zorrëve është forma e tretë më e shpeshtë e kancerit te meshkujt dhe femrat – menjëherë pas kancerit të gjirit dhe mushkërive (femrat) dhe kancerit të prostatës dhe të mushkërive (meshkujt).

Fatmirësisht, kanceri i zorrëve mund të pengohet me preventivën e aplikuar me kohë.

Shenjat e alarmit mund të jenë jashtëqitja shumë e hollë, ngërçet në stomak, kapsllëku dhe gjurmë të errëta të gjakut në letrën e tualetit pas pastrimit.

Koloni dhe rektumi janë pjesë të sistemit tretës. Koloni paraqet 120 deri në 150 centimetrat e para të zorrës së madhe, dhe rektumi paraqet disa centimetrat e fundit të saj.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...