Nëse keni këtë ndjenjë në gojë, mbase vuani nga diabeti i tipit 2

PUBLIKUAR

Nëse keni vërejtur humbje të peshës, ndieni lodhje dhe shpesh urinoni, atëherë duhet të shkoni te mjeku

Këtë gjendje e shkaktojnë problemet me pankreasin, i cili nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, andaj trupi lufton që sheqerin nga gjaku ta përpunojë dhe ta përdorë si energji, transmeton Telegrafi.

Nëse gjuha juaj shpesh ju djeg, mbase i jeni ekspozuar rrezikut nga kjo sëmundje.

Goja e cila duket sikur ndizet flakë dhe gjuha mund të jenë simptomë e qartë e diabetit të tipit 2.

Mund të jetë edhe pasojë e infeksioneve kërpudhore, mirëpo këtë mund ta konstatojë vetëm mjeku.

Niveli i lartë i sheqerit në gojë dhe pështyma janë zonë ideale për zhvillim të kërpudhave.

Njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti kanë më shumë probleme orale se të tjerët. Prandaj, ata shpesh marrin antibiotikë për të luftuar me infeksionet.

Nëse keni inflamacion të mishit të dhëmbëve, mund të tregojë që jeni në rrezik.

Gjendja e njohur si gingivitis shfaqet te njerëzit të cilët kanë probleme me insulinën.

Kjo zvogëlon qarkullimin e materieve të dobishme nëpër gojë, andaj edhe zvogëlohet aftësia e trupit që të luftojë me infeksionet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...