Nëse ju ndodh kështu me sytë, atëherë keni problem me shtypjen e lartë

PUBLIKUAR

Hipertensioni është sëmundje nga e cila vuajnë gjithnjë e më shumë njerëz, mirëpo shumica e tyre as që dinë që e kanë këtë sëmundje

Kur është shtypja e lartë një kohë të gjatë, mund të nxisë disa simptoma, transmeton Telegrafi.

Njëra ndër ato më seriozet është retinopatia hipertensive, e cila çon deri në problemet me shikimin.

Kur është shtypja e lartë, muret e enëve të gjakut në sy tëhollohen, zvogëlohen dhe kufizojnë qarkullimin e gjakut nëpër retinë.

Me kalimin e kohës vjen deri te dëmtimi i enëve të gjakut në retinë, kufizimi i funksionit të retinës dhe rritja e shtypjes në nervin optik, i cili çon deri në retinopati hipertensiove.

Zakonisht gjendja nuk vërehet derisa të mos avancojë, mirëpo kur ndodh zvogëlohet shikimi, sytë ënjtën, enët e gjakut janë të dëmtuara, ndërkaq shikimi i dyfishtë shfaqet bashkë me dhembje koke.

Ekspertët rekomandojnë që menjëherë të kërkoni ndihmë mjekësore nëse shtypja ju është e lartë dhe vëreni ndryshime të papritura në shikim.

Me uljen e shtypjes së gjakut zvogëlohet rreziku nga hipertensioni. Kur shtypja e gjakut është e lartë, kjo gjendje është e njohur si hipertension malinj ose krizë hipertensive.

Hipertensioni malinj është gjendje mjekësore e cila kërkon ndihmën mjekësore, sepse mund të çojë deri në probleme serioze shëndetësore siç janë infarkti apo pika në tru.

Hipertensioni malinj shfaqet kur shtypja e gjakut ngrihet vrullshëm dhe zakonisht është rezultat i shtypjes së gjakut,e cila nuk kontrollohet me kohë.

Hipertensioni malinj shoqërohet me simptoma siç janë gjakrrjedhje nga hunda, dhembje serioze koke dhe dhembje në gjoks. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...