Nëse jeni të pagjumë me siguri ju mungojnë këto vitamina

PUBLIKUAR

Studimet tregojnë se një personi të rritur i nevojiten rreth 7 orë gjumë në mënyrë që organizmi të funksionojë siç duhet dhe më pak se kjo i bën dëm shëndetit në afat të gjatë, shkruan “Zëri.info”. 

Një studim i kryer së fundmi ka treguar se personat të cilët janë të pagjumë kronikë, kanë deficit të vitaminave dhe të mineraleve të rëndësishme.

Ja çfarë këshillojnë mjekët:

Shumicës së njerëzve u mungon gjumi, pa marrë parasysh faktin nëse zgjohen herët për shkak të punës, rrinin zgjuar deri vonë gjatë natës për shkak të daljes për t’u argëtuar ose duke shikuar televizor.

Kjo çon në pagjumësi kronike, e cila lë pasoja për shëndetin. Studimet tregojnë se një personi të rritur i nevojiten rreth 7 orë gjumë, në mënyrë që organizmi të funksionojë siç duhet dhe më pak se kjo i bën dëm shëndetit në afat të gjatë.

Edhe nëse ndiheni shumë të freskët pas një gjumi 5 ose 6-orëshe, organizmi juaj vuan. Një studim i kryer kohë më parë dhe i prezantuar në tubimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Ushqim ka treguar se personat që kanë pagjumësi kronike kanë mungesë të shumë vitaminave dhe të mineraleve.

Ata që flenë më pak se 7 orë kanë mungesë të vitaminave A, D dhe B1, si dhe të magnezit, naicinës, kalciumit, zinkut dhe fosforit, prandaj sugjerohet që nëse vuani nga pagjumësia ose nga çrregullime tjera të gjumit ta rrisni konsumimin e këtyre vitaminave në mënyra të tjera si përmes ushqimit, ashtu edhe përmes marrjes së suplementeve. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...