Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, është i bindur se titulli ende varet nga paraqitja e tyre në katër ndeshjet e mbetura në La Liga.
Barça aktualisht renditet në pozitën e tretë me 74 pikë, aq sa Reali në pozitën e parë, derisa prin Atletico me 76 pikë.
Por, renditja në La Liga mund të ndryshojë nga ky vikend, pasi Barcelona përballe me Atleticon kurse Reali me Sevillën.
“Nëse fitojmë katër ndeshjet e mbetura, jemi kampionë”, tha Koeman.
Ndeshja me Atleticon s’do të jetë vendimtare, por po e rëndësishme. Në këto lloj ndeshjesh, duhet të jesh i përgatitur mentalisht”. /Gazeta Express/


