Nëse hani oriz dhe pastë në këtë mënyrë, do të fusni më pak kalori në organizëm

PUBLIKUAR

Shkencëtarët kanë zbuluar se si ta bëjnë orizin me pak kalori.

Truku është që me rastin e zierjes së orizit të shtoni vaj kokosi dhe që pas zierjes ta lini gjysmë dite në frigorifer para se ta hani.

Sipas hulumtuesve nga Sri-Lanka, në këtë mënyrë mund t’ia zvogëloni kaloritë orizit për 60%. Kjo metodë e ka bërë qullin e orizit më lehtë të tretshëm, prandaj trupit i duhet më pak energji.

Ushqimi i pasur me qull siç është orizi është burim i mirë i energjisë. Kur e hamë, trupi ynë e zbërthen në sheqer të thjeshtë.

E gjitha që është tepricë e shndërron në rezervë të cilën trupi ynë e përdor dhe e shndërron në glukozë kur i nevojitet.

Mirëpo glukoza e tepërt në gjak drejtpërdrejt do të thotë kalim në yndyrë dhe në grumbullim të saj, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët kanë eksperimentuar se si të arrijnë deri te mënyra që ta mashtrojnë trupin që më pak të depozitojë kalori.

Kështu në Britani kanë zbuluar që sasia e zvogëluar e glukozës në pastë kur ajo hahet e ftohtë, madje edhe nëse sërish e ngrohni.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...