Nëse e shihni këtë shenjë në gisht, ju kërcënon sëmundja e rëndë e mushkërive: Kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor

PUBLIKUAR

Simptomat e kancerit të mushkërive, fatkeqësisht, më së shpeshti nuk shfaqen derisa sëmundja të mos përparojë, ndërkaq pakkush e di që kjo shenjë në gisht mund të tregojë këtë sëmundje të keqe

Kur zhvillohet sëmundja shfaqen këto simptoma: kollitje e pandalshme, infeksioni, kollitje me gjak, mungesë e frymëmarrjes, dhembje në mushkëri, lodhje konstante, humbje apetiti dhe dobësim i shpejtë, transmeton Telegrafi.

Ekspertët theksojnë se te 3 deri në 10 persona të cilët janë sëmurë nga kanceri i mushkërive është shfaqur ndryshim i caktuar në gishta.

Në të vërtetë, fundet e gishtave dhe të thonjve rriten dhe bëhen të shtrembër.

Ky deformim shfaqet nëpërmjet tri fazave:

– E para, baza e thonjve bëhet më e butë, ndërkaq lëkura rreth thonjve shkëlqen, pastaj majat e thonjve bëhen çuditërisht të shtrembëruar, ndërkaq faza e tretë nënkupton rritjen e fundeve të gishtave dhe është e mundshme që të theksohen dukshëm eshtrat te nyjat në gishta dhe kyçe.

Tumori krijon kimikate të caktuara dhe çrregullon punën e hormoneve, andaj fundet e gishtave rriten, sepse në ta qëndron më shumë gjak sesa duhet.

Kjo simptomë mund të tregojë edhe në ndonjë sëmundje tjetër më pak të rrezikshme, mirëpo nëse e vëreni këtë shenjë, menjëherë shkoni te mjeku. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...