Nëse dëshironi t’i humbni kilogramët e tepërt: Kafjalli juaj patjetër duhet të duket kështu!

PUBLIKUAR

Më së miri është që në mëngjes t’i mbushni bateritë në mënyrë që të keni energji për tërë ditën.

Nëse dëshironi të humbni tepricën e kilogramëve, në mëngjes duhet patjetër të hani kafjall të pasur, kanë treguar studime të shumta, transmeton Telegrafi.

Kafjalli duhet të ketë prej 300 – 400 kalorish, ndërkaq rreth 45% deri në 55% kalori të ushqimit tuaj të mëngjesit duhet të përbëhet nga hidrokarburet. 15% deri 20% duhet të jenë proteina, ndërkaq rreth 30% kalori mund t’i ndani për yndyra.

Natyrisht, më mirë është nëse ato yndyra janë vaj ulliri, avokado, farëra me përqindje të lartë të yndyrave e të ngjashme.

Cheerful young couple having healthy breakfast

Në mëngjes është mirë në ushqim të përfshini edhe fibra si p.sh. pemë të ndryshme dhe farëra, por mund t’i lejoni vetes të konsumoni edhe sheqer në sasi të kufizuar.

Është mirë të hani kafjallin rreth 30 deri në 60 minuta pas zgjimit nga gjumi.

Nëse nuk dëshironi të hani shumë herët, ndajeni kafjallin në dy faza dhe më parë hani diçka më të lehtë, ndërsa një orë apo një orë e gjysmë më vonë të hani pjesën tjetër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...