Nëse bezdiseni kur tjerët e përtypin ushqimin, atëherë mund të jeni gjeni

PUBLIKUAR

Të bëhemi të sinqertë, askujt nuk i pëlqen ta dëgjojë personin afër vetes duke përtypur.

Por, ka disa njerëz që tejet mase bezdisen nga ky fenomen, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, duhet ta dini se kjo bezdisje mund të jetë për shkak të sëmundjes së quajtur mizofonia, e cila zhvillohet te 20% e njerëzve dhe i bën ata tejet të ndjeshëm ndaj zhurmave të caktuara, siç është përtypja e ushqimit.

Këta njerëz acarohen nga zhurma të cilat 80% e botës as që i vërejnë ndoshta.

Nëse i përkisni grupit të parë, mos u brengosni sepse mizofonia i ka avantazhet e veta.

Shkencëtarët amerikanë kanë shpjeguar se ata të cilët janë shumë të ndjeshëm ndaj zhurmave të caktuara kanë tendenca të jenë më kreativë.

Zbulimet e tyre janë publikuar në revistën “Neuropsychologia”.

Pra, herën tjetër që e dëgjoni dikë duke u përtypur dhe dëshironi të bërtitni, merrni frymë thellë… gjenitë kreativë nuk e kanë lehtë! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...