Nervozohet Brnabiq me vendimin e Kosovës për targat

PUBLIKUAR

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se “vendimi i Kosovës në lidhje me targat është skandaloz”.

Të tillë e ka cilësuar edhe reagimin e Bashkimit Evropian, ku Petar Stano ka thënë se “sipas marrëveshjes së viti 2011 Kosova ka të drejtë gradualisht t’i largojë targat KM”.

“Ky është një vendim skandaloz i Prishtinës dhe reagimi i BE-së dhe Stano tha gjëra që janë reagimi zyrtar i Brukselit për këtë. Është e tmerrshme”, tha Brnabiq, raporton Tanjug, transmeton Express.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të cilët nuk i kanë të regjistruara veturat e tyre me targat RKS, që ta bëjnë atë sa më shpejt.

 Kurti ka thënë se veturat që do të regjistrohen, nuk do të kenë nevojë të hyjnë nëpër procedura të doganës dhe nuk do të kërkohet kontrollimi teknik gjatë regjistrimit të parë.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe Petar Petkoviq, “drejtor” në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”, duke thënë se “targat e serbëve janë legale”. /Express

SHIKO MË SHUMË

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...