Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për financimin e rrugës Sllovi – Malsi e Zhegovcit (VIDEO)

PUBLIKUAR

Në Lipjan u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për financimin e rrugës që lidhë Lipjanin me Gjilanin saktësisht (Sllovi-Gjilan) kjo marrëveshje u nënshkrua ndërmjet Kryetarit Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, Kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri dhe Ministrit të Infrastrukturës Lutfi Zarku, transmeton LipjaniNews.com.

Kajo marrëveshje bashkëpunimi është bërë për financimin e projektit të asfaltimit të rrugës Sllovi- Gjilan, në gjatësi mbi 8 km dhe i cili kap vlerën rreth 1 milion euro.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti, së bashku me Ministri Zharku dhe Kryetarin Haziri këtë projekt të përbashkët e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm për Komunën e Lipjanit dhe të Gjilanit.
Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, ka theksuar se Ministria e Infrastrukturës do e mbeshtet iniciativën e Kryetarit Ahmeti dhe Kryetarit Haziri dhe se në vitin 2017 do të fillojmë me realizimin e këtij projekti madhor.
Ndërsa, Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, është shprehur i lumtur që kjo rrugë shumë e rendësishme po e merr mbështetjen e Ministrit Zharku, rrugë e cila lidhë Malësinë e Zhegovcit me Sllovinë e Lipjanit e që është edhe koridori kryesor juglindjes së Kosovës, e cila përveç banorëve të Gjilanit do të shfrytëzohet edhe nga banorët e Kamenicës e pse jo edhe Bujanovcin për me komuniku me lehtë me Lipjanin dhe Prishtinën, rrugë e cila krijon lehtësira në shpenzimin e kohës dhe shpenzimeve tjera, njofotn Komuna e Lipjanit. 
Kryetari Ahmeti, ka falenderuar Ministrin Zharku dhe Kryetarin Haziri që gjenden me një ide të përbashkët në Lipjan, ide që krijon një mundësi të re të komunikimit në mes Komunës së Lipjanit dhe Komunës së Gjilanit përmes Sllovisë që lidhet me Malësinë e Zhegovcit. E rëndësishme është që ky projekt jetik për banorët e këtyre dy komunave sot ka marrë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës nëpërmjet Ministrit Zharku, që të filloj së realizuari në vitin e ardhshëm.

Po ashtu, Kryetari Ahmeti ka përmendur edhe projektet e tjera kapitale të ndihmuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe të cilat do të fillojnë shumë shpejt me implementimin e tyre siç janë rruga Lipjan- Magurë, rruga tjetër që lidhë fshatrat më të mëdha të Komunës së Lipjanit Sllovi- Smallushë, Gadime, disa projekte të tjera siç janë disa rrethrrotullime në Lipjan dhe një tjetër rrugë një arterie e re që qyteti i Lipjanit të lidhet me magjistralen Prishtinë –Hani i Elezit e që do filloj së realizuari në fillim të vitit 2017./LipjaniNews.com/

Video LipjaniNwes.com

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...