Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit për fuqizimin ekonomik mes Komunës së Lipjanit dhe Help

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti dhe përfaqësuesi i organizatës ”Help-Hilfe zur Selbsthilfe”, z. Rrezart Shala kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të zbatimit të projektit “Përfshirja dhe Fuqizimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga qeveria gjermane dhe zbatuar nga Help, njofton Komuna e Lipjanit,

Kryetari Ahmeti ka falënderuar organizatën “Help” që ka përzgjedhur Komunën e Lipjanit për implementimin e këtij projekti që ka për qëllim mbështetjen në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe bizneseve të vogla të komunës sonë.

“Padyshim se një projekt i tillë siç është ky që po e nënshkruajmë sot, nxit punësimin dhe zhvillimin ekonomik në komunën tonë, prandaj, Komuna e Lipjanit është gjithmonë e gatshme për bashkëpunim në realizimin e projekteve të ngjashme”, është shprehur kryetari Ahmeti.

Në kuadër të këtij projekti do të përkrahen së paku 20 përfitues në qëllimet e tyre për fillimin apo zhvillimin e aktivitetit biznesor, duke dhuruar pajisje, organizimin e trajnimeve të biznesit dhe trajnimeve të tjera profesionale sipas nevojave të klientëve, si dhe monitorim dhe mbikëqyrje, me qëllim të zhvillimit të tyre të qëndrueshëm.

Vlera e përgjithshme e projektit në total është 107.875,00 euro.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...