Nënkryetari Tasholli priti në takim përfaqësueset e projektit zviceran Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Lipjanit, Sefer Tasholli së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë, Avdullah Fazliu dhe Drejtorin e QKMF-së, Agim Krasniqi kanë pritur sot udhëheqësen e projektit Kujdesi Shendetsor i Qasshem dhe Cilsor (AQH), Debra Stevenson dhe zv/udhëheqësen e këtij projekti Qamile Ramadani.

Nënkryetari Tasholli i ka falenderuar ekipin e projektit si dhe Qeverinë Zvicerane të cilët vazhdimisht janë të pranishëm me projekte dhe po ndihmojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e mirëqenies për qytetarët e komunës sonë, njoftoi komuna Lipjanit. Ai tha se ky projekt është i rëndësishëm dhe se investimi në Kujdesin Parësor Shëndetësor është investim në bazën e vet sistemit shëndetësor.

Ndërsa, udhëheqësja e projektit, Debora Stevenson i ka njoftuar për aktivitetet që janë duke u zhvilluar në kryerjen e këtij projekti ku në mesin e 12-të Komunave të Kosovës është edhe Komuna e Lipjani. Ky projekt ka vlerën mbi 7 milion euro dhe do të zgjas 4 vite, me anë të të cilit parashihet trajnimi i menaxhmentit, furnizimin me paisje bazike për QKMF dhe QMF dhe projekte të vogla për përmirësimin e cilësisë në shërbimin mjekësor primar.

Projekti AQH financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe mbështetë agjendën kombëtare të reformës shëndetësore, duke plotësuar programet e donatorëve tjerë në sektorin shëndetësor.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...