Nënkryetari Bytyqi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën “Qatar Charity”

PUBLIKUAR

 

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi dhe Drejtori i Organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për shpërndarjen e granteve në sektorin e bujqësisë për fermerët dhe familjet në Komunën e Lipjanit, me qëllim të fuqizimit ekonomik të këtyre familjeve.

Gjatë nënshkrimit të këtij bashkëpunimi, Nënkryetari Bytyqi ka falënderuar organizatën Qatar Charity për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt që kanë treguar deri më tani dhe për ndihmën e vazhdueshme që po japin për qytetarët e Komunës së Lipjanit me gjendje jo të mirë ekonomike.

Komuna e Lipjanit viteve të fundit ka bashkëpunuar ngusht me organizatën Qatar Charity dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...