Nedelkova: Gjykata supreme ka nevojë urgjente për gjykatës

PUBLIKUAR

Gjykata kushtetuese ka nevojë për më së paku katër gjykatës që të mund të funksionojë në mënyrë efikase, ka theksuar kryetarja e Gjykatës supreme, Lidija Nedelkova, në seancën e sotme të Këshillit gjyqësor, transmeton Telegrafi Maqedoni

„Gjykata nuk mund ta kryejë punën e vetë, ndërsa në veçanti alarmuese është situata në Njësinë për gjykim në afat të arsyeshëm, ku funksionojmë me dy këshilla, ndërsa jemi të obliguar me afate prej gjashtë muajsh“, ka thënë ajo para Këshillit gjyqësor.

Për shkak të mungesës së gjykatësve në të gjithë departamentet, Këshillat për vendosje krijohen nga gjykatës që vijnë nga departamenti Penal dhe Qytetar, që krijon problem tjetër, respektivisht rritje të kërkesave për ndërrim të gjykatësve, ka shtuar Nedelkova.

Ndryshe në Gjykatën kushtetuese nuk është bërë zgjedhje e gjykatësve të ri për tashmë tre vite, ndërsa në ndërkohë një numri të madh të gjykatësve u ka kaluar mandati.

SHIKO MË SHUMË

Presidentja Shiroka-Pula priti në një takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në një takim kreun e...

Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë (Video)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar gjatë mbledhjes së Kryesisë se...

6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit, disa të arrestuar

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se në...