Në Zvicër përurohet treni me trasenë më të pjerrët në botë (Foto)

PUBLIKUAR

Teknologjia zvicerane preku lartësi të reja të premten, me përurimin e trenit malor me trasenë më të pjerrët në botë, në një prej restorteve alpine.

Treni me pamje futuriste, Stoos Bahn, që konsiderohet një triumf i arkitekturës moderne, u prezantua zyrtarisht pasditen e së premtes nga presidenti zviceran, Doris Leuthard.

Projekti prej 52 milionë frangash, që do të jetë i qasshëm për publikun nga dita e diel, kalon nga qyteti Schyëz në fshatin malor të Stoos, i cili gjendet 1.300 metra mbi nivelin e detit në qendër të Zvicrës.

Pjesa e poshtme e kabinave në formën e fuçive është e modifikueshme në mënyrë që pasagjerët të qëndrojnë drejt edhe kur ngjiten drejt pllajës alpine, me një pjerrësi prej 110 për qind.

Treni do të ngjisë 743 metra përgjatë një segmenti prej 1.738 metrash, në shpejtësinë e 10 metrave për sekondë, përcjell tch.

Rekordin paraprak, si treni me trasenë më të pjerrët në botë e mbante “The Gelmerbahn” në qytetin e Bernës, po në Zvicër. Ai “mburrej” me një pjerrësi prej 106 për qind.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...