Në zgjedhjet presidenciale të Austrisë, humb partia që e mallkoi shtetin e Kosovës

PUBLIKUAR

Kandidati i pavarur dhe ish lideri Partisë së Gjelbër Alexander Van der Belen, ka fituar zgjedhjet presidenciale në Austri, duke parandaluar Norbert Hoferin të jetë i pari kryetar shteti i ekstremit të djathtë.

Hofer ka pranuar humbjen e tij. Në profilin e tij në Facebook ai ka shkruar se falënderon të gjithë votuesit për mbështetje të “shkëlqyer”.

“Sigurisht që më vjen keq. Por, angazhimi gjatë fushatës zgjedhore është një investim për të ardhmen“, ka thënë Hofer.

Ai tha se do të ishte kënaqësi të ishte president dhe njoftoi se do të vazhdojë të kontribuojë për një të ardhme pozitive të Austrisë.

Këto zgjedhje ishin më dramatiket në historinë e pasluftës në Austri, njofton Klan Kosova.

Hofer kishte qëndrime negative për Kosovën. Ai më herët ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën, “plagët janë të freskëta”, ndaj kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe OKB-në.

Politikanët popullistë serbë mu për këtë u bënë thirrje serbëve me banim në Austri të votojnë Hoferin, partia e të cilit madje mallkonte shtetin e Kosovës. Është pikërisht shefi i tij në parti, Christian Strache, që Kosovën e quante “zemër të Serbisë”. Ai kishte protestuar më 2008, por edhe më vonë kundër pranimit të pavarësisë së Kosovës nga Qeveria e Austrisë. Strache po ashtu ideklaruar si adhurues i muzikës së Cecës, ish-gruas së kriminelit të vrarë të luftës Arkan.

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...