Në Vushtrri arrestohet një person që e grabiti taksistin

PUBLIKUAR

Të martën është arrestuar i dyshuari F.SH, 27 vjeçar, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘grabitje’, e cila është raportuar me datën 23 Nëntor 2016, rreth orës 01:15.

Policia ka njoftuar se, nga hetimet e deritanishme, bazuar në deklaratën e viktimës, me datën 23 Nëntor 2016, i dyshimti kishte kërkuar nga viktima që me ‘Taxi’ ta dërgonte deri në fsh. Galicë- Vushtrri, dhe gjatë rrugës, afër fshatit Kollë, i dyshuari nën kërcenim të armës, i kërkon të gjitha parat dhe telefonin, ku në këtë rast, viktimës nga i dyshimti në fjale i grabiten 6 euro dhe telefoni Galaxy S4.

“Pas një pune intensive nga hetuesit  e rastit është arritur të identifikohet i dyshuari dhe të lokalizohet lokacioni i të njëjtit, ku dhe është arritur të arrestohet i dyshuari F.SH, 27 vjeçar, ku si provë materiale është konfiskuar telefoni Galaxy S4, në një mobil shop, të cilin e ka shitur i dyshimti në fjalë”, ka bërë të ditur Polica.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit F.SH., 27 vjeçar, iu është  caktuar masa e ndalimit për 48 orë, dhe është inicuar rasti ’Grabitje’ kurse ndaj blerësit të telefonit, hapet rasti ‘pranim i mallrave të vjedhura’. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...