Në vitin 2070 në botë do të ketë më shumë mysliman se të krishterë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Feja islame është e vetmja që po rritet më shpejtë se popullimi në botë, e që në vitin 2070 në botë do të ketë më shumë myslimanë se sa të krishterë. Kështu thonë hulumtimet amerikane

Qendra Kërkimore “Pew” me qendër në SHBA, ka analizuar ndryshimet demografike midis feve kryesore në botë dhe ka gjetur se popullsia e botës së myslimanëve do të rritet me 73 për qind në mes të viteve 2010 dhe 2050, në krahasim me 35 për qind të krishterëve, shkruan The Telegraph, transmeton Gazeta Express.

Popullsia e botës do të rritet me 37 për qind gjatë të njëjtës periudhë. Në qoftë se këto norma të rritjes do të vazhdojnë deri në fund të vitit 20150, myslimanët do i tejkalojnë të krishterët në vitin 2070, sipas të gjeturave të raportit.

Raporti gjithashtu thotë së myslimanët do e përbëjnë 10 për qind të popullsisë në Europë.

Në vitin 2010 popullsia që i përket fesë islame ka qenë 1.6 miliardë në botë dhe 2.17 miliardë kanë qenë të fesë krishtere. Deri në vitin 2050, do të ketë 2.76 miliardë myslimanë në botë dhe 2.92 miliardë të krishterë – dhe në qoftë se të dy fetë vazhdojnë në atë normë të rritjes, islami do të ketë numër më të madh të rritjes deri në vitin 2070.

Ateistët, agnostikët dhe njerëzit jo-fetarë, do të bien nga 16.4 për qind të popullsisë në botë në 13.2 për qind deri në vitin 20150, shtoi raporti, edhe pse në Europë dhe Amerikën e Veriut këta janë në rritje.

Ndryshimet do të ndodhin pikërisht për shkak të normave të ndryshme të fertilitetit. Myslimanët do kenë pësojnë rritje në 3.1 fëmijë me një grua, derisa krishterët do të kenë 2.7.

Feja e krishtertë do të pësojë rënie edhe në konvertime të atyre që janë jo-religjioz.

Rreth 40 milionë njerëz janë duke bërë thirrje që njerëzit të shkojnë në fenë e krishtertë, derisa 106 milionë janë duke predikuar që të mos praktikohet kjo fe, transmeton Express.

“Shumicat e njerëzve në Hungari, Itali, Poloni dhe Greqi thonë se i shohin myslimanët të pafavorshëm, ndërsa qëndrime negative ndaj myslimanëve kanë më pak në vendet si Francë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera në Europën Veriore dhe Perëndimore”, thotë raporti./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...