Në vend të Fer Playt Financiar, UEFA pritet të vendos kufi në paga dhe taksën e luksin

PUBLIKUAR

Kanë filluar që të qarkullojnë raporte se UEFA do ta zëvendësojë Fer Playn Financiar me kufi në paga dhe taksë të luksit, duke kufizuar pagat në 70 për qind te të ardhurave të klubit

Sipas gazetës The Times, këto plane do të prezantohen muajin e ardhshëm dhe UEFA shpreson që ndryshimet zyrtare të bëhen vitin e ardhshëm.

Rregullat e FFP-së ishin lehtësuar për shkak të pandemisë së Covidit, duke lejuar shpenzime më të relaksuara, por në disa liga, siç është La Liga, ka bërë që të kenë kufizimet e tyre dhe klubet janë goditur, si në rastin e Barcelonës.

Raportohet se kufiri i ri për paga do të kufizohet në 70 për qind te të ardhurave të klubit.

Nëse klubet e shkelin këtë kufi, pastaj ata do të paguajnë “taksën e luksit”, shumë kjo që do i jepet klubeve të tjera.

Megjithatë, eksperti i sportit në New York Times, Tariq Panja tashmë ka tërhequr vërejtjen se kjo taksë do të faktorizohet si kosto biznesi.

Roli i Fer Playt Financiar është cenuar tashmë, me Manchester City që ka shpenzuar mbi 100 milionë euro për Jack Grealish dhe Paris Saint-Germain që tashmë kanë transferuar disa lojtarë pa kontratë e që u kanë dhënë paga milionëshe si Gianluigi Donnarumma, Sergio Ramos dhe Lionel Messi. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...