Në stadin e fundit të “Balenës së kaltër”: Shpëtohet 27-vjeçarja që tentoi vetëvrasjen” (Foto)

PUBLIKUAR

Policia në Argjentinë e kanë shpëtuar një femër të paemëruar, që i ishte bindur “Balenës së kaltër” dhe donte të bënte vetëvrasje.

Meqenëse nuk bindej të zbriste nga rrethoja e mbikalimit, një polic e ka kapur për dore 27-vjeçaren dhe e ka zbritur me dhunë, transmeton Telegrafi.

Viktima e “Balenës së kaltër”

Gjatë marrjes në pyetje, viktima me shumë lëndime në trup ka rrëfyer se ishte në nivelin e fundit të lojës morbide dhe se i duhej ta kryente urdhrin.

Loja e rrezikshme deri më tani ka marrë jetën e shumë të rinjve që janë kryesisht të rinj deri në moshën 17-vjeçare.

Fakti që ajo është në moshë të pjekur ka bërë ekspertët të mendojnë se loja e tmerrshme ka shtrirje edhe më të gjerë se sa mendohej.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...