Në Shkup organizohet Panairi i kolegjeve amerikane

PUBLIKUAR

Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Arsimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni organizon Panairin e tretë vjetor të kolegjeve amerikane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja do të mbahet sot në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, nga ora 16:00 deri në 18:00. Hyrja në Panairin e kolegjeve është pa pagesë dhe ftohen studentët dhe prindërit e tyre që të marrin pjesë.

Njëzet pjesëtarë të komunitetit të Ambasadës, përfshirë zëvendës ambasadoren Micaela Schweitzer-Bluhm, do të prezantojnë më tepër se 30 universitete, ku kanë bërë shkollën, dhe do të përgjigjen në pyetje për arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara.

Këshilltarët e programit EducationUSA do të ofrojnë informacione rreth procesit për aplikim në universitete në SHBA, si dhe do të informojnë për shërbimet e EducationUSA në qendrat nëpër Maqedoni. Për më tepër, ndihmësi për çështje arsimore pranë Ambasadës do të përgjigjet në pyetje rreth mundësive për bursa të qeverisë Amerikane dhe programe për shkëmbim arsimor.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...