Në SHBA vazhduan protestat kundër Trumpit, arrestime në Portland

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia jep detaje për aksidentin e djeshem me fatalitet në Lipjan

Sipas raportit 24 orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se një automjet...

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Mijëra vetë kanë dalur mbrëmë në rrugët e qyteteve në Shtetet e Bashkuara, në kuadër të protestave për shkak të zgjedhjes së Donald Trumpit për president amerikan.

Disa mijëra njerëz mbrëmë kanë marshuar rrugëve të qendrës së Çikagos, duke brohoritur “jo urrejtje, jo frikë, imigrantët janë të mirëseardhur këtu”.

Në Menhetën të Nju Jorkut afro 2 mijë vetë kanë brohoritur “nuk është president imi”, derisa kanë marshuar kah selia e zotit Trump, transmeton REL.

Nuk është raportuar për trazira ose dhunë.

Protesta ka pasur edhe në Los-Anxhelos, Portlaned dhe Majami.

Në Portland, gjatë natës, mijëra vetë kanë mbajtur protestë kryesisht paqësore. Por, ka pasur edhe dhunë, kur një demonstrues është plagosur, por jeta e tij nuk është në rrezik.

Policia në këtë qytet i ka arrestuar katër vetë lidhur me këtë të shtënë nga arma dhe ka njoftuar se gjithsej 17 vetë janë arrestuar prej fillimit të protestave më herët këtë javë.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...