Në Shalë të Lipjanit Nisma organizoi aheng për të festuar vendimin e gjykatës për Fatmir Limajn (FOTO)

PUBLIKUAR

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, dje është pritur në Shalë të Lipjanit.

Nisma nëndega në Shalë ka organizuar një aheng pas shpalljes së pafajësisë nga ana e Gjykatës së Apelit për ish-komandant Çelikun.

Limaj ka postuar disa foto në llogarinë e tij në Facebook, ku shihen dhjetëra persona shihen duke bërë piknik dhe duke pirë birra teksa nuk ka munguar as muzika.

“Falënderoj shumë nëndegën e NISMA-s në Shalë të Lipjanit dhe bashkëluftëtarët e mi, për organizimin dhe pritjen që bën dje për mua më rastin e shpalljes së pafajësisë nga Gjykata e Apelit për rastin “Kleçka”, ka thënë ai.

Javë më parë, Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm deputetin Limaj për rastin Kleçka./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...