Në sa mënyra mund të përdorësh pastën e dhëmbëve

PUBLIKUAR

Pasta e dhëmbëve nuk është vetëm mjet për higjienën e gavrës së gojës. Me përbërjen e saj që ka, është e dobishme edhe për tharje të puçrrave, lisë së ujit, mund të ndërpresë edhe rrjedhjen e gjakut pas situatave të pakëndshme të depilimit, zbardh, shndrit, freskon, largon njollat, ripërtërin dhe mbron smaltin.

Por, pasta bën çudira për shumë gjëra dhe jo vetëm për dhëmbë, transmeton Telegrafi.

Puçrrat – Për t’i tharë puçrrat qitni mbi to pastë dhëmbësh. Në fillim mund të ndieni djegie të lehtë, mirëpo shpejt do të qetësohet. Lëreni të ndikojë një orë dhe pastaj me ujë të vakët me kujdes hiqeni pastën. Fytyrën thajeni plotësisht, pastaj qitni krem hidratues. Veprimin nganjëherë duhet përsëritur disa herë në mënyrë që puçrrat të thahen, mirëpo nuk do të duhej ta provonit nëse keni lëkurë të ndjeshme.

Lia e ujit – Pasta e dhëmbëve mund të shpejtojë procesin e tharjes së lies. Qitni pastë dhe lëreni të ndikojë sa më gjatë.

Thonjtë – Pasta e dhëmbëve do t’i forcojë thonjtë ndjeshëm. Pastën qiteni në thonj, pastaj fërkojini me lëvizje të buta. Thonjtë bëni masazh dhjetë minuta, pastaj pastën lajeni me ujë të vakët. Këtë veprim nuk do të duhej ta provonit nëse keni ndërgishte (vallum unguis). Prisni që ndërgishtet të dregëzohen, dhe vetën atëherë i kuroni thonjtë me pastë.

 

Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme

 

Prerjet – Nëse gjatë depilimit jeni prerë me zhilet, rrjedhjen e gjakut do ta ndërprisni me pastë dhëmbësh. Pastën qiteni në prerje, dhe pastaj ftoheni vendin e prerë, mbylleni plagën dhe pengoni rrjedhjen e mëtejshme.

Irritime të lëkurës – Irritimet e pickimit të insekteve, herpesi, kallot e lëkurës janë më të shpeshtat dhe më të dhimbshmet dhe kruhen. Vendosni pak pastë për dhëmbë në vendin e pickimit të insekteve, ajo do të eliminojë të kruarën dhe të reduktojë ënjtjen. Pasta than herpesin dhe kallot, çka mundëson shërim të shpejtë. Në këtë rast më së miri është që pastën ta përdorni gjatë natës.

Lehtësoni djegiet – Për djegiet më të vogla të cilat nuk përfshijnë plagë të hapura, pasta për dhëmbë mund të ofrojë lehtësim afatshkurtër. Ajo krijon ndjenjën e ftohjes së djegies. Aplikojeni butë, menjëherë pasi që të digjeni. Pasta do ta reduktojë ndjenjën e zjarrmisë dhe parandalojë hapjen e plagës. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Në Kosovë në pesë ditët e ardhshme pritet të mbajë mot i ngjashëm me...

Zjarr në një objekt në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar për zjarrvënie në objekt, i cili është...

Messi theu rekordin e Ronaldos, bëhet futbollisti me më së shumti gola në top-ligat evropiane

Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord të vendosur nga rivali i tij, Cristiano...

Joseph: Kriza në veri e Ballkan përfundon kur katër shtetet e NATO-s e njohin Kosovën

Njohësi i Ballkanit, Edward P. Joseph, ka thënë se gjithë rrëmuja e Ballkanit dhe...

SHIKO MË SHUMË

Çfarë e bën një person “të vrasë veten”: Cilat janë shenjat që tregojnë një tragjedi të mundshme

Shenjat e rrezikut që tregojnë se një person është duke menduar për vetëvrasje Si të...

Këtë duhet ta bëni çdo ditë nëse qëndroni gjatë pranë kompjuterit: Dy mudra për shtrirjen e duarve dhe gishtave

Njeriu modern gjithnjë e më shumë po e kalon kohën pranë kompjuterit dhe me...

Kombinimi i kafesë dhe limonit një trend i ri në procesin e humbjes së peshës: Cilat janë përfitimet e vërteta?

Kohët e fundit në rrjetet sociale gjenden gjithnjë e më shpesh këshilla të pazakonta...