Në QNR po rinumërohen dy kutitë e fundit të votimit

PUBLIKUAR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë 280 kuti të votimit që i janë nënshtruar procesit të rinumërimit pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Tash nga QNR-ja kanë konfirmuar se është duke u bërë rinumërimi i dy kutive të fundit, njofton Klan Kosova.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur një mbledhje rreth zgjedhjeve të 22 tetorit – komunale, por që ka raportuar edhe një prej zyrtarëve nga qendra e numërimit.

“Edhe dy kutitë e fundit po numërohen dhe ato do të kryhen brenda ndërrimit”, ka thënë zyrtari nga QNR-ja.

“Ky është informacioni i fundit nga qendra e rinumërimit”, ka shtuar ai.

Është thënë po ashtu se pas kryerjes së rinumërimit të këtyre kutive, do të mundë të fillohet me numërimin e votave me kusht dhe ato me postë.

Bëhet fjalë për 25 mijë e 386 vota me kusht dhe pesë mijë e 246 vota me postë nga zgjedhjet e fundit.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...