Në pushime me DJ Geek, Dafina Zeqiri ka hallin e njëjtë si të shumë femrave

PUBLIKUAR

Dafina ka nisur pushimet me partnerin.

 

Para se t’iu rikthehet koncerteve pas pauzës së gjatë që kishte për shkak të pandemisë, Dafina Zeqiri udhëtoi për pushime, shkruan lajmi.net.

Ajo dhe partneri i saj, DJ Geek, zgjodhën që të udhëtojnë drejt Turqisë, ndërsa sollën fotografitë e para nga ai vend.

Këngëtarja postoi disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, të cilat i kishte realizuar DJ Geek dhe tregoi një ‘hall’ që e kanë edhe shumë femra.

“Kur mendon se ai po shkrep një foto të keqe (siç bën zakonisht) por pastaj i shfleton”, shkruan Dafina, e cila shprehej e befasuar nga fotografitë që ia bëri i dashuri.

 

Në mbrëmje, ata shijuan daljen jashtë së bashku, teksa po relaksoheshin me disa ëmbëlsira, ndërsa Dafina i bëri dedikim dashurie DJ Geek.

“Të dua!”, shkruan ajo, teksa e filmon partnerin në tavolinë. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Violetë Kukaj mahnit me paraqitjen e saj, shfaqet me veshje dhe aksesorë tradicionalë

Këngëtarja Violeta Kukaj ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në rrjetet...

Për Xhuli Nurën, katër orë gjumë janë luks: Rrëfen sfidat e mëmësisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë e dy binjakëve...

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...