NË PRISHTINË PROTESTOI POPULLI

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Shfletova sot shkrime të ndryshme dhe qasje, veq tjerash edhe ndaj një elementi të rëndësishëm në protestën e 9 janarit – masovitetit të saj, jo aq arsyeshëm te diskutuar për shkak të padiskutueshmërisë së tij faktike.
Cili është ai që sot do të merrte guximin për ta relativizuar motivimin dhe numrin e njerëzve të ndjeshëm dhe kritik ndaj realitetit të hidhur që krijuan pushtetarët që qeverisin sot me Kosovën.
Cili e konteston sot masovitetin e kundërshtimit të politikave zhgënjyese qeveritare, në protestën e 9 janarit?
Numri i njerezve të motivuar për të kundërshtuar këtë mënyrë të qeverisjes, ka shënuar rritje progresive të vazhdueshme, që nga degradimet e para të dukshme, qëkur këta prijës morën mandat institucional, veq mandatit politik qe kishin marrë, për të udhëhequr me fatin e ketij populli e të ketij vendi. Ky popull, gjithmonë ka matur mirë, ka vlerësuar drejtë dhe vepruar guximshëm për aq sa qenja e tij kishte forcë vepruese fizike e shpirtërore. Shqiptarët, historikisht, ndërgjegjshëm pranuan sakrificat më sublime për jetë, të drejta e identitet njerëzor e kombëtar, duke mos u vonuar për të kryer obligimet që shtroheshin para tyre.
Rrethanat kur nga njerëzit tanë, pas shumë sakrificave, kërkohej të vënin në ballë të akcioneve, më të zgjedhurit e tyre, nga të cilët do të kërkohej që menqurisht të vazhdonin, rrugëtimin në ndertimin e vendit, krijuan njëherësh shpresën dhe besimin për funksionimin e shtetit.
I vuri ky pupull i vuajtur në krye te Shtetit duke iu kushtuar besimin që, ata me dijen dhe mundesitë e tyre të prinin në hapat e ardhshëm. I’u besoi atyre vazhdimin e ruajtjes se raporteve me vendet dhe pupujt qe ishin vënë ne funksion te lirisë së Kosovës. Të besuarit e këtij populli, vazhduan ecjen edhe atëherë kur ndiheshin jo të aftë për të kryer obligmet që shtroheshin para tyre. Për fat të keq filluan shkujdesjet e skajshme nga obligimi që kishin marrë! Në nismat e ndërmjetesuara nga nderkombëtarët, për përafrim me fqinjët tanë gjakatar, hynë pa konsultën e duhur me popullin, duke ndertue arsyetime per ta mbuluar koncesionin që i bënin Sërbisë, jo për shkak të mungesës se argumentit por pikërisht për shkak te mosdijes e pastaj edhe mosdëshirës për ta vendosur argumentin aty ku do te merrte peshë e rëndësi ndikuese në politik-bërjen nderkombëtare.
Në të gjitha çështjet që shtroheshin për dialogim, distanca dhe zbrastësira dialoguese midis palëve gjithmonë mbushej nga propozim-modelet serbe të cilat që në fillim shënonin favore për Serbinë. Edhe kur konstatoheshin ngecje dhe demtime te ndjeshme per shtetin, kjo nga ana e dialoguesve tanë prezentohej me triumfalizëm duke çvendosur thelbin nga frymëmarrja e brendshme e rënduar në vazhdimësi, në “fitoret” rrejshëm të prezentuara si të tilla. Të dukshme bëhen edhe dështimet pikërisht në çështjet e premtuara në vazhdimësi sikur ajo lidhur me anëtarësimin në UNESCO , çështja e liberalizimit te vizave etj. Nderkaq, vazhdonte thellimi i keqësimit të gjendjes së qytetarëve në të gjitha aspektet e jetës së tyre.
Ngatrrimi i prioriteteve investive, përkushtimi i skajshëm në interesimet e zyrtarëve për t’u pasuruar paligjshëm, thellimi i pasigurisë dhe krimit te organizuar, ngulfatja e nismave private për zhvillim ekonomik, thellimi i papunësisë, ngecja ne arsimim dhe edukim, degradimi nga pozicioni dhe rëndësia shoqerore e arsimit si bazë për zhvillimin e shtetit, degradimi i institucioneve dhe rënja e nivelit te përkujdesjes shendetësore për qytetaret, zvarritja dhe mosfillimi i aplikimit te sigurimeve shendetësore dhe shumë e shumë çështje tjera, krijuan situatën e luhatjes se besimit deri dhe zhgenjimi i plotë, që krijoi ndjenjen e paperspektivës dhe tendencen e nje migrimi të të rinjve pa mundësi kontrolli.
Vazhdimi i veprimeve të shkujdesura dhe të papërgjegjshme në raport me shtetin të filluara nga ish kryeministri Thaçi dhe të vazhduara me duetin qeveritar Mustafa –Thaçi, kulmuan me marrëveshjet e dëmshme të arritura me Serbinë dhe Malin e Zi, për Bashkesinë e komunave me shumicë serbe, përkatësisht atë të Definimit të linjës kufitare me Malin e Zi.
Kryeqeveritarët Isa dhe Hashimi ishin bërë josensitiv në shumë çështje, deri edhe te paprekshmëria e Ministrave të së njejtës qeveri edhe kur ata morën guximin dhe mohuan gjakun e derdhur, duke fyer nënat shqiptare kur ato shprehen dhembjen për familjarët e tyre.
Vetëm protestat e parreshtura dhe te fuqishme bënë që Isa Mustafa të bëjë shkarkimin e anëtarit te qeverisë së tij Jabllanoviq.
Shume perpjekje u deshën nga ana e Deputetëve te Parlamentit te Kosovës nga rradhet e partive opozitare, ne synimin për të kthjelluar logjikën e robëruar të pushtetarëve, për veprim institucional e kombëtar. Ishte insistimi i tyre për t’i mveshur para botës cilësinë e dhunës, veprimeve të dëtyrueshme, publike dhe të ndërgjegjshme të opozitës në Parlament. Ndaj opozitës pasuan arrestimet dhe shumica e deputetëve opozitarë morën denime. Këtë e bënin duke u sjellë plotësisht të pandjeshëm ndaj thirrjeve për korrektim të veprimeve të tyre joinstitcionale dhe dhunes institucionale që ata vetë kishin ushtruar ndaj substancës shtet dhe po vazhdonin edhe ndaj përfqësuesëve të pupullit.
Kulmi i shpërthimit të mosdurimit qytetar që mendoj, është ireverzibil edhe moralisht edhe institucionalisht, është përpjekja për ta shpërfillur edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në të cilin konstatohet shperputhje pothuajse ne te gjitha pikat e Marrëveshjes për Asociacionin, me Kushtetutën e vendit.
Dhe sot definitivisht më duhet të shpreh nje ndjenjë shprese dhe besimi, se ka ardhur koha për ndërprerje të keqperdorimit me shtetin dhe me qytatarët e vendit. Kjo shprehet në pergjegjen që më 9 janar i dhanë qytetaret e Republikes së Kosovës thirrjes së opozitës së bashkuar për të protestuar kunder trajtimit te Kosovës si Shtet pa sovranitet.
Nga kendveshtrimi im si njëri nga pjesëmarrësit e këtij tubimi protestues, Protesta e djeshme, pavarësisht se si dhe kush do ta vlerësojë cilësinë dhe masovitetin e saj, ishte padyshim tubimi që mbushi sheshet e Kryeqytetit si asnjëherë me parë.
Në këtë tubim merrnin pjesë qytetarët që pëfaqësojnë mendimin politik të artikulluar të subjekteve opozitare AAK, VV dhe Nisma. Morën pjesë anëtarë të subjekteve politike ne pushtet, të përjashtuar dhe shperfillur për shkak të qëndrimeve kritike në kuadër te partive të tyre PDK dhe LDK, pjestarë të klasës intelektuale të vendit, pjestarë të subjekteve të organizuara, pjesë e luftës për çlirimin e Kosovës, qytetarë, dashamirës të arsimit të nëpërkëmbur nga ana e qeveritarëve, pjestarë të institucioneve që kishin refuzuar të mbeten brënda qarkut vicioz të klientelës së krijuar nga qeveritarët për qëllime të mbajtjes së pushtetit, pjestarë të një armate të tërë të të rinjve të gatshëm për tregun e punës, të cilëve qeveritarët iu kishin premtuar punësim, pjestarë të familjeve që tradicionalisht ishin të përndjekur për shkak të përpjekjes së tyre për liri dhe shtet, invalidë që kishin lënë gjymtyrët e tyre në fushbetejë për të bërë vendin me zot si dhe pjestarë të familjeve të dëshmorëve ndaj të cilëve e kemi obligim realizimin e amanetit të tyre për liri e shtet. Aty ishin edhe pjestarët e familjeve të cilëve Serbia u’a mori bijtë e bijat të vrarë dhe i dërgoi në Serbi për të i’u humbë gjurmët, nëpër varreza masive.
Kjo ishte sinjalizimi definitiv dhe vërejtje e qartë për pushtetarët që :
nëse qenka dashur të hyjnë në dialog me gjakatarët për hir të kooperativitetit me botën, pa kurrëfarë kërkimfalje nga ana e tyre për gjakderdhjen ne Kosovë,
nese qenka dashur t’i mirëkuptojmë deri tani për injorancën profesionale e politike për lëshimet marreveshore me Serbinë dhe në planin nderkombëtar,
nëse qenka dashur te kemi mirekuptimin për dialogun nga i cili marim obligim ta ndërtojmë Serbinë në Kosovë, përderisa Serbia ushtron ofensivë diplomatike për ta zhbërë Kosovën,
nëse qenka dashur t’i mirekuptojmë për krijimin e komunave vetem serbe duke cënuar planet dhe projektet strategjike zhvillimore të shumë komunave shqiptare,
nese duhet të vazhdojmë t’i mirëkuptojmë që ne të gjitha komunat e ndertuara mbi ate bazë, dominojne qendrimi dhe mbishkrimet me cilësim si institucione të Serbisë,
nëse u desh t’i mirëkuptojmë që për shkak të punës në nderkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, pushtatarët tanë nuk arritën të bëjnë atë që duhej bërë në arsim, në ekonomi, në shendetësi, në siguri, në politikat sociale, në evitimin e korrupcionit etj.,
nëse u dashka t’i mirëkuptojme nëse qeveritarët për arsye të ndryshme falin ose shesin token e Kosovës,
nëse duhet mirëkuptuar nëse qeveritarët krijojnë një Serbi brenda territorit te Republikës së Kosovës, duke e nxjerrë atë nga kuptimësia e të qenit Shtet,
nëse duhet mirëkuptuar qeveritarët në mosinteresimin e tyre për t’i spjeguar me argumente bashkësise ndërkombetare, se shkaqet për të cilat është mobilizuar e tërë politika dhe makineria luftarake e botës demokratike në funkson të se drejtes për liri, demokraci e shtet funksional në Kosovë, ende po përsistojnë dhe me ketë trend ato po rikthehen me fuqishëm duke e zhvlerësuar tërë ate perpjekje nderkombëtare dhe:
nese për çdonjërën nga këto veç e veç, qenka dashur të kemi mirëkuptim dhe tolerancë, tani e kemi shume të qartë që për të gjitha këto sëbashku, nuk mund të këtë mirëkuptim e tolerancë, ngase kjo tërësi e elementeve shpërfill në tërësi karakteristikat e te qenit vend dhe shoqëri demokratike si dhe karakterin e të qenit Shtet!
Andaj, qytetarët e Republikës së Kosovës, pjesë dhe krijues të këtij produkti historik të tyre, këtij produkti të mirëkuptimit te botës demokratike me në krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes, janë këmbëngulës, pakthyeshmërisht që vendi i tyre Kosova, të vazdojë zhvillimin, me cilësitë e Shtetit të Pavarur, me karakteristika të cilat janë marrë për bazë me rastin e njohjeve që i janë bërë asaj!
Vazhdimit të ndertimit të vendit duhet t’i paraprijë akti i dorëheqjes së kësaj strukture qeveritare dhe vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të lira.

Kjo qasje eshte ndertuese dhe nuk ka alternativë.
Më 10 janar 2016

Prishtinë

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...