Në Prishtinë protesta, Mustafa e Thaçi largohen nga kryeqyteti

PUBLIKUAR

Gjatë kohës kur në Prishtinë mbahet protestë gjithëpopullore me kërkesa drejtuar Qeverisë, Kryeministri Isa Mustafa dhe Zv/Kryeministri Hashim Thaçi nuk ndodhen në Kryeqytet.

Në kohën e protestës së paralajmëruar që mbahet sot në Prishtinë, në orën 14:00, me kërkesa për shkarkimin e Ministrit Aleksandar Jablanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës, dy krerët e koalicionit qeverisës, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nuk do të ndodhen në Kryeqytet.

Kryeministri Isa Mustafa, siç është bërë e ditur nga një njoftim i LDK-së, do të ndodhet në Pejë.

Ai do të marrë pjesë në manifestimet e Degës së LDK-së në Klinë (ora 10:00) dhe Degës së LDK-së në Pejë (ora 12:00), të cilat shënojnë 25-vjetorin e themelimit të LDK-së, ndërsa në orën 13:00 në një vizitë të Poliklinikës Stomatologjike në Pejë.

Zv/Kryeministri Hashim Thaçi, ndërkaq, është nisur mbrëmjen e së premtes për në Arabinë Saudite, për ngushëllime për vdekjen e Mbretit Abdullah.

SHIKO MË SHUMË

Këto zona të Kosovës do të mbesin sot pa energji elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...